Prezantimi i projektligjit per buxhetin e vitit 2026, u shoqërua me debate mes opozitës dhe mazhoranës në konferencën e kryetarëve. Diskutimet nisën për paketen fiskale, e cila ende nuk është dorëzuar në kuvend. Ministri i financave Petrit Malaj sqaroi se paketa fiskale do të dorëzohet javën e ardhshme pasi është në proces konsultimesh me grupet e interesit dhe me faktorin ndërkombëtar. Por deputetët opozitar këmbëngulën që mbledhja të shtyhej për javën e ardhshme.