Qytetarët e Serbisë kanë nisur të lëvizin në territorin e Kosovës me targat provizore. I dërguari Top Channel në Kosovë Muhamed Veliu ka filmuar në aksin rrugor Mitrovicë-Prishtinë këtë makinë tip “Honda” e cila e ka hequr targën e Serbisë dhe lëviz me një tjetër provizore vendosur në xhamin e pasmë dhe të parë.