Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin dytësor Lezhë-Kakarriq, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një kanal. Si pasojë e këtij aksidenti tragjik kanë humbur jetën Anton Keçi, 54-vjeç dhe vajza e tij shtetësja Bora Keçi, vetëm 20 vjeç. Sipas burimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites, por është konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes së së shtunës. Kanë qenë familjarët ata që, të shqetësuar për mungesën e kontaktit me familjarët, kanë nisur kërkimet për të afërmit e tyre.