Top Channel/ Makina përplaset me turmën, 35 të vdekur në Kinë: Pamjet shokojnë botën!
12/11/2024 19:25

35 të vdekur e 43 të plagosur është bilanci tragjik i përplasjes së një makine me një turmë njerëzish që po stërviteshin në një stadium në Zhuhai të Kinës, pamjet e të cilit janë përhapur në rrejtet sociale, duke shkaktuar tronditje në mbarë botën. Drejtuesi i mjetit, një mashkull 62 vjecar i quajtur Fan, dyshohet se ka drejtuar qëllimisht fuoristradën duke goditur traun ndarës e duke hyrë në Qendrën Sportive Zhuhai në atë që policia lokale e përshkroi si një "sulm serioz e të njëë egërsie të skajshme. Mediat kineze raportuan se mes të plagosurve ishin shumë të moshuar, si dhe adoleshentë e fëmijë. Fan u arrestua teksa po përpiqej të arratisej, e aktualisht, sipas policisë, është në gjendje kome për shkak të plagëve të vetëshkaktuara. Incidenti ndodhi pavarësisht një sigurie të shtuar në qytet ku pritet të organizohet një shoë i madh ajror civil e ushtarak. Hetimet fillestare tregojnë se sulmi erdhi si pasojë e pakënaqësisë së 62 vjecarit me rezultatin e një marrëveshjeje pronësie pas divorcit të tij. Por për shkak të gjendjes së tij, ai për momerret nuk mund të merret në pyetje nga autoritetet. Shumica e videove të incidentit të postuara nga dëshmitarët okularë u fshinë në mediat sociale kineze nga censuruesit e internetit, megjithatë dida pamje që kanë vazhduar të qarkullojnë tregonin njerëz të shtrirë në tokë, ekipe mjekësore të urgjencës si dhe kalimtarë të rastit, që duken të shokuar. Presidenti kinez Xi Jinping shprehu shqetësimin e tij të thellë për incidentin, dhe kërkoi që autori i ngjarjes të marrë ndëshkimin më të ashpër.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11