Tre fëmijë nga mosha 9-12 vjeç ndodhen në spital. Ata u aksidentuan rreth orës 10.30 te kryqëzimi mes bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me bulevardin Zhan Dark, tek ish hotel Dajti. Të miturit ishin duke lëvizur nga sheshi Nënë Tereza drejt sheshit Skënderbej me dy monopatina elektrike kur janë përplasur nga makina.