Një automjet tip Volswagen Lupo ka dalë nga Rruga në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Në automjet ishin duke udhëtuar dy persona kur drejtuesit i mjetit ka humbur kontrollin pranë Rotondos së Plugut duke përfunduar në kanal. Si pasojë e kësaj dalje dëmtime ka pësuar vetëm mjeti ndërsa personat që ishin në të shpëtuan fatmirësisht. Policia e Lushnjes mori në pyetje drejtuesin e mjetit për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.