Një makinë është përfshirë nga flakët sapo ka dalë nga tuneli i Krrabës në aksin Tiranë–Elbasan. Korrespondentja e Top Channel në Elbasan, Bruna Kërçyku bën me dije se makina është shkrumbuar tërësisht, por fatmirësisht nuk ka të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa zjarrfikësit po punojnë për fikjen e tij.