Një automjet tip Mercedes-Benz është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrjen e parkimit nëntokësor në qendër të Fierit. Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët, pasi nga automjeti është përhapur një sasi e madhe tymi, duke mbuluar edhe pjesën e hyrjes së parkimit. Situata ka krijuar frikë për një përhapje të mundshme të zjarrit në ambientet nëntokësore.