Një aksident ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në lagjen “10 Korriku” në Vlorë. Mësohet se një automjet është përplasur me pemën dhe koshin e mbetjeve duke u kthyer përmbys. Dy personat që gjendeshin në makinë janë dërguar në spital për të marrë kujdes shëndetësor. Në vendngjarje policia ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë shpejtësia në lëvizje.