Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në bypass-in e Fierit, në segmentin nga Mbikalimi i Memorialit në drejtim të Levanit. Një automjet tip “Opel Astra” ka dalë nga rruga, ndërsa si pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se, i plagosuri është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Fierit.