Një aksident tragjik është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Durrës me pasojë vdekjen e një 18-vjeçareje. Sipas policisë rreth orës 22:15, të datës 15.01.2026, te ura e Dajlanit, në lagjen nr. 4, automjeti me drejtues shtetasin A. Xh., 26 vjeç, banues në Fier, ka rënë nga mbikalimi.