Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, aty ku një 20-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga makina. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, ndërsa autori ende i paidentifikuar është larguar nga vengngjarja. I riu me iniciale F. S. ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.