Duket se vjeshta “ka harruar” në zonat e thella të Kukësit, pasi nga ditët e ngrohta të verës…. mëngjesi i sotëm i ka gjetur të mbuluar në dëborë. Pamjet që shihni vijnë nga fshati i Shishtavecit, ku petku i bardhë i dëborës ka përqafuar të gjithë zonën. Një dimër i parakohshëm ky, por pamjet janë spektakolare.