Pas një mungese prej rreth 30 vitesh, arkeologët kanë rifilluar gërmimet në kalanë e Gjirokastrës për të evidentuar dëshmi të periudhave të hershme të ndërtimit të saj. Ekspedita e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore nisi punimet në korrik dhe do të vazhdojë përgjatë gjithë verës.