Top Channel/ Magjistratura, padia penale ndaj Arben Rakipit, çështja i kalon prokurorisë së Tiranës
20/06/2024 19:32

Kur hetimi administrativ i shkollës së magjistraturës nuk është bërë ende publik , prej nga ku do të kuptohet se e kujt ishte përgjegjësia gjatë provimit për gjyqtarë e prokurorë, Spak konfirmoi se kjo çështje nuk mund të hetohet nga prokurorët e posaçëm. Për shkaqe mos kompetence Spak ja ka përcjellë denoncimin prokurorisë së Tiranës. I pyetur nga Tch në kulmin e një debati të ndodhur edhe në klp për dritë hijet e provimit në shkollën e magjistraturës Spak deklaron se “pas verifikimeve të kryera në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kallëzimi penal i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion kundër shtetasit Arben Rakipi, me detyrë Drejtor i Shkollës së Magjistraturës. Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me këtë kallëzim penal është vendosur të dërgohet për kompetencë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 02.05.2024.”. Ky version i spak hedh poshtë qëndrimin e nën kryetarit të Klp Tartar Bazaj i cili gjatë një mbledhjeje për vlerësimin e fituesve në këtë garë të cilët do të ndjekin shkollën për prokurorë, kërkoi pezullim të procesit mbasi çështja ishte nën hetim nga SPAK. Por në kohën kur u konfliktua me anëtarët e Klp, rezulton se prej javësh sakaq Spak kishte marrë një vendim dhe nuk ishte i angazhuar në këto verifikime. Problemet për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve të ardhshëm u shfaqen në fazën e parë të provimit mbas një defekti në pajisjen scantron. Konkurrentët e kontestuan procesin, ndërkohë që akuzave ju është përgjigjur shkolla e magjistraturës që duke shprehur shqetësimin i konsideroi deklaratat si një sulm ndaj pavarësisë së saj dhe që synonte të hidhte balte mbi gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11