Rikthehet në shtëpinë më të famshme të muzikës në Shqipëri, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Për kënaqësinë e qindra artdashësve të këngëve qytetare, tenori Armaldo Kllogjeri, i mirënjohur si Maestro. Në bashkëpunim me Orkestrën e Ansamblit Popullor, Grupin Vokal dhe Grupin e Valleve të Ansamblit Popullor, bashkë me këngëtarët e mirënjohur të muzikës popullore, Ylli Baka dhe Era Rusi, më 4 maj në koncertin premierë.