Top Channel/ Maduro “fundos” rivalin pas zgjedhjeve në Venezuelë! Lëshohet urdhër-arresti
03/09/2024 20:52

Një gjykatës në Venezuelë ka lëshuar urdhër-arrestin për Edmundo González, kandidatin e opozitës në zgjedhjet e fundit presidenciale të vendit. Kjo vjen pas një kërkese të prokurorisë publike, e cila është besnike ndaj presidentit Nicolas Maduro, i cili vu shpall fitues i zgjedhjeve të korrikut nga këshilli zgjedhor i vendit, shumica e anëtarëve të të cilit janë gjithashtu mbështetës të presidentit. Sapo peticioni u mor nga zyra e prokurorit publik të Venezuelës, gjykatësi Edward Briceño, i cili vendos për krimet e lidhura me terrorizmin në Venezuelë pranoi kërkesën dhe u lëshua urdhri i arrestit kundër González. “Askush në këtë vend nuk është mbi ligjet dhe mbi institucionet”, tha presidenti Maduro. González ishte kandidati që konkurroi kundër Maduros në zgjedhjet e fundit presidenciale të vendit. Që nga votimi, aleanca e tij opozitare ka publikuar të dhënat e votimit në internet, të cilat thotë se tregojnë se ai fitoi zgjedhjet me një diferencë të madhe, prej më shumë se 30%. Janë këto të dhëna që kanë çuar në nxjerrjen e urdhrit të arrestit. Ai akuzohet për “krime të rënda” duke përfshirë “uzurpimin” e detyrave publike, falsifikimin e dokumenteve, nxitjen e mosbindjes dhe sabotimin e sistemit, sipas prokurorit publik. Këto akuza janë mohuar kategorikisht nga rivali i Maduros, i cili është fshehur që pas zgjedhjeve. Vetë qeveria, nuk ka publikuar ende asnjë provë për të mbështetur pretendimin e saj për fitore, ndërsa opozita thotë se të dhënat e tyre të sondazheve tregojnë se González fitoi lehtësisht.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55