Top Channel/ Macron zotohet të vazhdojë reformën e pensioneve, pavarësisht protestave
20/01/2023 01:07

Qindra mijëra vetë protestuan në rrugët e Parisit dhe qyteteve të tjera franceze të enjten ndërsa vazhdojnë grevat mbarëkombëtare kundër planeve të qeverisë për të rritur moshën e pensionit, por presidenti Emmanuel Macron këmbënguli se ai do të vazhdojë me planet e reformave të pensioneve. Grevat mbarëkombëtare shkaktuan ndërprerje të transportit, mësimit dhe shërbimeve e tjera publike në të gjithë Francën. Gjatë një konference për shtyp në një takim të nivelit të lartë franko-spanjoll në Barcelonë të Spanjës, presidenti Macron tha se " duhet ta bëjmë atë reformë" për të "shpëtuar" sistemin e pensioneve. “Ne do ta bëjmë atë me respekt, në një frymë dialogu, por edhe me vendosmëri dhe përgjegjësi”, shtoi ai. Ndërsa zoti Macron mbante konferencën e shtypit, policia u kundërpërgjigj ndaj disa protestuesve që hodhën mjete plasëse gjatë një marshimi përgjithësisht paqësor në Paris. Gjendja duket se u rikthye shpejt nën kontroll. Sipas rregullave të reja, punëtorët francezë do të duhet të punojnë më gjatë përpara se të dalin në pension– me moshën e pensionit që rritet nga 62 në 64. Në një vend me një popullsi të plakur dhe jetëgjatësi në rritje ku të gjithë marrin një pension shtetëror, qeveria e zotit Macron thotë se reforma është mënyra e vetme për ta mbajtur sistemin gjallë. Sindikatat argumentojnë se rishikimi i pensioneve kërcënon të drejtat e fituara pas shumë përpjekjesh dhe propozojnë një taksë mbi të pasurit ose më shumë kontribute nga pagat e punëdhënësve për të financuar sistemin e pensioneve. Sondazhet sugjerojnë se shumica e francezëve janë gjithashtu kundër reformës.

Top News- Irani kërcënon: Do shkatërrojmë çdo shtet ku strehohen amerikanët
23/03 23:40
Top Channel/ Bie për 13% çmimi i naftës/ Tregjet reagojnë fort pas njoftimit të Trumpit
23/03 23:11
Top News-Ultimatumi i fundit ndaj Iranit, Trump rrezikon të hapë kutinë e Pandorës
23/03 23:00
Top Channel/ Netanjahu telefonon trump, projektohet data 9 prill për fundin e luftës
23/03 22:57
Top News- Kush po negocion me SHBA e Iranin deri më tani! Vetofrohet Pakistani
23/03 22:31
Top News-Rrëzohet avioni ushtarak gjatë ngritjes në ajër e shpërthen në flakë, viktima e të plagosur
23/03 22:28
Top News- “Të aneksojmë jugun e Libanit”/ Ministri izraelit thirrje për të nxjerr tanket
23/03 22:27
Top Channel/ Gjyqi për tragjedinë me 57 viktima në Greqi u ndërpre nga tensioni
23/03 22:10
Top Channel/ Trump jep lajmin e mirë: Prag marrëveshjeje me Iranin! Bisedime perfekte
23/03 19:57
Top News – ‘Rusia i jep informacione Iranit’, Zelensky: Kemi prova të pakundërshtueshme
23/03 19:56
Top Channel/ Italia voton kundër Melonit në referendumin për drejtësinë, kryeministrja pranon humbjen
23/03 19:53
Top News-Italianët i thonë ‘Jo’ ndryshimeve në Drejtësi, rrëzojnë Referendumin e kërkuar nga Meloni
23/03 19:36
Top News – I bllokohen kartat bankare, gjyqtari i Netanyahut në sanksionet e SHBA: S’ka më demokraci
23/03 19:08
Top News – Vdes pronari i ‘OnlyFans’. Ndërroi jetë nga kanceri në moshën 43-vjeçare
23/03 15:26
Top Channel/ Zgjedhjet në Francë, socialistët ruajnë bastionet-pak avantazh Le Pen
23/03 15:23
Top Channel/ Trump ndalon luftimet për 5 ditë, Irani nis festimet: Po tërhiqet!
23/03 15:16
Top Channel/ “Sulme të mundshme ndaj centraleve bërthamore iraniane”, Kremlini: Shumë të rrezikshme
23/03 14:43
Top News – USS Gerald Ford braktis luftën / ‘Ishin bllokuar tualetet’, për riparime në Kretë
23/03 14:40
Top News – Bota merr frymë sërish… / Çmimet e naftës bien pasi Trump ‘ngrin’ ultimatumin
23/03 14:39
Top News – Trump u tërhoq nga frika…! Irani ‘feston’ fitorem: Nuk ka patur asnjë bisedim
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB