Top Channel/ Macron-Xi Jinping-Von der Leyen takim trepalësh, fokus i diskutimeve paqja në botë
06/04/2023 23:08

Udhëheqësi francez Emmanuel Macron gjatë vizitës zyrtare në Kinë ka zhvilluar një takim trepalësh me shefen Komisionin Europian, Ursula Von der Leyën dhe homologun e tij kinez Xi Jinping. Në fokus të diskutimeve ishte ndalimi i Rusisë për të vazhduar luftën në Ukrainë. Ata janë shprehur se Kina dhe Franca kanë aftësinë dhe përgjegjësinë për të mbrojtur paqen botërore. Njëkohësisht për sa i përket armëve bërthamore, të cilat shpesh kanë qenë kërcënuese për luftën, liderët u shprehën se ato nuk do të përdoren në konflikt. Kjo deklaratë vjen pasi Rusia tha në fillim të kësaj jave se planifikonte të vendoste armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pranë kufirit perëndimor të aleatit me vendet e NATO-s. Në tryezën e diskutimeve me dyer të mbyllura nuk munguan opsionet për të forcuar lidhjet tregtare mes vendeve. Macron tha se nuk mund të ketë një Evropë të sigurt dhe të qëndrueshme për sa kohë që Ukraina mbetet e pushtuar, ndërsa theksoi se është e papranueshme që një anëtar i Këshillit të Sigurimit të OKB-së të shkelë statutin e organizatës. Në bazë të konkluzioneve paraprake Xi Jinping deklaroi se Kina mbron bisedimet e paqes dhe kërkon një zgjidhje politike dhe bëri thirrje për përmbajtje racionale nga komuniteti ndërkombëtar. Në një konferencë të veçantë për shtyp më vonë, Ursula von der Leyen theksoi se nëse Kina i ofron armë Rusisë, do të ishte kundër ligjit ndërkombëtar dhe do të "dëmtonte ndjeshëm" marrëdhëniet midis BE-së dhe Kinës. Ajo tha gjithashtu se priste që Pekini të luante një rol që "promovon një paqe të drejtë" dhe se ajo qëndronte e vendosur pas planit të paqes të udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili kërkon tërheqjen e plotë të trupave ruse. Kina ka publikuar planin e saj të paqes , të cilin vendet perëndimore e kanë refuzuar përgjithësisht, duke thënë se ajo anon shumë nga ana e Rusisë. Macron është në një vizitë shtetërore në Kinë, e cila po shqyrtohet shumë pas vitesh të përkeqësimit të marrëdhënieve midis Perëndimit dhe Kinës, e cila ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës. Udhëtimi në Pekin, u zhvillua katër vite pasi Macron bëri një vizitë për herë të fundit teudhëheqësi kinez, zhvillohet gjatë grevave dhe trazirave në Francë për reformat jopopullore të sistemit të pensioneve. Pamjet: AFP

Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48
Top Channel/ SHBA i “shpall luftë” institutive kineze Konfuci: Kërcënim për sigurinë kombëtare!
24/10 14:37
Top News – Ofensivë kundër rebelëve. Qeveria jemenase bombardon fortesën e huthëve
24/10 12:43
Top News – Kim, vizitë të fshehtë në Kinë. Takimet në Pekin në prag të përvjetorit të luftës koreane
24/10 12:18
Top Channel/ Digjet Foleja e Hitlerit, 200 zjarrfikës në Alpet bavareze, ndalohet një i dyshuar
24/10 11:53
Top News – Macron dialogoi me studentët. Francezët s’ndalin protestat, paralajmërohet vala tjetër
24/10 11:51
Top Channel/Kthehen protestat në Serbi:Boll më 14 vitesh qeverisjeje të partisë së Aleksandar Vuçiç!
24/10 11:38
Top Channel/Italia, “e shtunë zjarri”, mobilizim me “qarkore”:Mbani syze mbrojtëse e doreza kuzhine!
24/10 11:26
Top Channel/Skandal në Spanjë: Opozita përdor Deepfake për të manipuluar figurat e socialistëve!
24/10 11:24
Top Channel/ Brezi Z ngre në këmbë Europën, nga Parisi në Tiranë, të rinjtë dalin në protestë
24/10 11:16
Top Channel/Franca nxjerr në rrugë 70 mijë efektivë, Melenchon: Jo më shtet demokratik, por policor!
24/10 10:48