Emmanuel Macron i ka vazhduar kritikat e ashpra ndaj Donald Trump, pasi presidenti amerikan kishte ironizuar homologun francez nduke thënë publikisht “se e keqtrajton gruaja”. Shefi i Elizesë fillimisht u përpoq të ishte i kujdesshëm duke e quajtur pak elegante sjelljen e presidenti amerikan, por gjatë një fjalimi në Korenë e Jugut ku po zhvillon një vizitë zyrtare, Macron e akuzoi se ka destabilizuar ekonominë globale me një luftë që sipas tij nuk duhej të niste. “Ka shumë fjalë… dhe ato përhapen kudo. Por ne të gjithë kemi nevojë për stabilitet, qetësi dhe paqe. Dikush duhet të kuptojë që ky nuk është spektakël. Është luftë, një luftë që ndikon tregjet. Duhet të jesh serioz. Nuk duhet të thuash çdo ditë të kundërtën e asaj që the një ditë më parë. Dhe ndoshta nuk duhet të flasësh çdo ditë.” Macron gjithashtu akuzoi Trumpin për minimin e aleancës transatlantike për shkak të sulmeve të përsëritura që i ka bërë NATO-s.