Emmanuel Macron u shfaq sërish syze aviator, të ngjashme me ato të personazhit kryesor të filmit Top Gun, teksa priti në oborrin e Pallatit Élysée Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tarik. Presidenti francez i mbajti për herë të parë publikisht këto syze gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos janarin e këtij viti duke nxitur komente të shumta në mbarë botën