Presidenti francez Emmanuel Macron e refuzoi dorëheqjen e aleatit të tij, kryeministrit Gabriel Attal. “Presidenti i ka kërkuar Attalit që për momentin, të vazhdojë të mbetet në krye të ekzekutivit në mënyrë që të ketë stabilitet në vend”, tha zyra e Macronit. Attal njoftoi më herët se do të jepte dorëheqjen pas balotazhit të së dielës që solli humbjen e radhës për grupin e tij centrist. Bashkimi Kombëtar shpresonte për një fitore historike pas triumfit mbresëlënës në raundin e parë të zgjedhjeve të përgjithshme në Francë.