Ideja e presidentit francez Emmanuel Macron për krijimin e një organizate politikë përtej BE-së, ku mund të anëtarësohen edhe vende të Ballkanit Perëndimor dhe Ukraina, është mbështetur nga kancelari gjerman Olaf Scholz. Gjermania dhe Franca duan të forcojnë më tej aftësinë e Europës për të vepruar, sidomos në politikën e jashtme dhe të sigurisë. Macron zhvilloi në Berlin vizitën e tij të parë jashtë vendit në mandatin e dytë.