Top Channel/ Macron: Nuk dorëhiqem Franca do rindërtohet
05/12/2024 22:41

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do ta emërojë kryeministrin e ardhshëm ditët në vijim. Gjatë fjalimit publik pas rrëzimit të kryeministrit Michel Barnier, Macron është zotuar se do ta kryejë punën e presidentit deri në fund të mandatit dhe nuk ka ndërmend të dorëhiqet. Sipas tij, qeveria duhet të punojë së bashku për t’i tejkaluar sfidat me të cilat përballet vendi, duke theksuar se Franca duhet të rindërtohet. “Unë do t'i jap udhëzime kryeministrit të ardhshëm për të formuar një qeveri të interesit të përgjithshëm, e cila do të jetë e përbërë nga të gjitha forcat politike”, tha Macron. Macroni ka sulmuar të majtët dhe të djathtët që votuan për rrëzimin e qeverisë, duke i cilësuar si “grupe politike që kanë zgjedhur kaosin”. Presidenti konfirmoi se Franca nuk mund të ketë zgjedhje të reja parlamentare për 10 muaj, pas zgjedhjeve të parakohshme në korrik. Barnier kishte marrë punën e kryeministrit tre muaj më parë. "Më duhet të pranoj se vendimi për shpërndarjen e Asamblesë Kombëtare më 9 qershor nuk u kuptua mirë nga populli. E djathta ekstreme dhe e majta ekstreme janë bashkuar në një front anti-republikan. E di mirë që dikush tundohet të më bëjë përgjegjës për këtë situatë”, deklaroi Makron. Në fund presidenti francez njoftoi edhe se “një ligj i posaçëm do të paraqitet në Parlament deri në mes të dhjetorit, i cili do të lejojë në mënyrë të përkohëshme, siç parashikohet nga Kushtetuta, vazhdimësinë e shërbimeve publike dhe jetën e vend". Macron shtoi se ky ligj special "do të garantojë zgjedhjet për vitin 2025".

Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01