Top Channel/ Macron: Nëse Izraeli synon të eliminojë Hamasin duhen 10 vite luftë
02/12/2023 22:18

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Izraelit të përcaktojë më mirë qëllimet e tij për luftën, duke shtuar se shkatërrimi total i Hamasit do të kërkonte 10 vjet luftë. Gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë për shtyp në anë të pjesëmarrjes në samitin e klimës në Dubai, Macron tha se do të udhëtonte në Katar për të “punuar për një armëpushim të ri sa më shpejt të jetë e mundur”. Sipas tij armëpushimi duhet të jetë i përhershëm. Ministri i mbrojtjes sw Izraelit akuzoi të shtunën Hamasin për prishjen e armëpushimit, pasi sipas zyrtarit, grupi militant nuk kishte pranuar të dorëzonte 15 gra dhe dy fëmijë, një kusht i panegociueshëm. Dhe ndërsa lufta vazhdon në Gaza, kryeministri francez u shpreh se Izraeli nuk i ka të qarta qëllimet “Unë mendoj se jemi në një moment kur autoritetet izraelite do të duhet të përcaktojnë më saktë qëllimin e tyre dhe rezultatin përfundimtar që po përpiqen të arrijnë. Çfarë do të thotë shkatërrimi total i Hamasit? A mendon dikush se është e mundur?”, tha Macron. “Nëse është kështu, lufta do të zgjasë 10 vjet dhe nuk mendoj se dikush është në gjendje ta përcaktojë këtë qëllim. Kështu që do të duhet të përcaktohet më mirë,” shtoi ai. Macron ka përsëritur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por ai tha se “e drejta për mbrojtje nuk ju jep, në asnjë mënyrë, të drejtën për të sulmuar civilët”. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se nuk synojnë civilët.

Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55
Top News – Wall Street ‘djeg’ 3.2 trilionë dollarë / Fitorja e demokratëve shkakton panik për IA
06/11 12:54
Top Channel/”Mbrojtje për Europën”: SHBA, plan për sigurinë në kontinentin e vjetër!
06/11 12:11
Top Channel/ Serbia, 4 ditë punë në javë? Lista Studentore bën propozim edhe për pensionet!
06/11 12:10
Top Channel/ Rusia “humbet” Qipron: Shteti ishullor drejt një partneriteti strategjik me SHBA-në!
06/11 12:06
Top News – ‘Marrëveshje e madhe dhe e bukur’…për Ukrainën, Trump: Do përfshijë gjithë Evropën
06/11 12:05
Top Channel/ Kaos në qiejt e Europës, alarm për bombë në 27 avionë: Ngrihen në ajër bombarduesit!
06/11 11:40
Top Channel/ Paraguai në kaos financiar. Skandali bankar prek 3 milionë qytetarë
06/11 11:28
Top Channel/ “Zgjedhjet u vodhën”, Trump: “Wall Street ra pwr fajin e atyre që votuan demokratët”!
06/11 11:16