Top Channel/ Macron: Nëse Izraeli synon të eliminojë Hamasin duhen 10 vite luftë
02/12/2023 22:18

Presidenti francez Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Izraelit të përcaktojë më mirë qëllimet e tij për luftën, duke shtuar se shkatërrimi total i Hamasit do të kërkonte 10 vjet luftë. Gjatë fjalës së mbajtur në një konferencë për shtyp në anë të pjesëmarrjes në samitin e klimës në Dubai, Macron tha se do të udhëtonte në Katar për të “punuar për një armëpushim të ri sa më shpejt të jetë e mundur”. Sipas tij armëpushimi duhet të jetë i përhershëm. Ministri i mbrojtjes sw Izraelit akuzoi të shtunën Hamasin për prishjen e armëpushimit, pasi sipas zyrtarit, grupi militant nuk kishte pranuar të dorëzonte 15 gra dhe dy fëmijë, një kusht i panegociueshëm. Dhe ndërsa lufta vazhdon në Gaza, kryeministri francez u shpreh se Izraeli nuk i ka të qarta qëllimet “Unë mendoj se jemi në një moment kur autoritetet izraelite do të duhet të përcaktojnë më saktë qëllimin e tyre dhe rezultatin përfundimtar që po përpiqen të arrijnë. Çfarë do të thotë shkatërrimi total i Hamasit? A mendon dikush se është e mundur?”, tha Macron. “Nëse është kështu, lufta do të zgjasë 10 vjet dhe nuk mendoj se dikush është në gjendje ta përcaktojë këtë qëllim. Kështu që do të duhet të përcaktohet më mirë,” shtoi ai. Macron ka përsëritur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur, por ai tha se “e drejta për mbrojtje nuk ju jep, në asnjë mënyrë, të drejtën për të sulmuar civilët”. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kanë thënë se nuk synojnë civilët.

Top Channel/ “Hakmarrje për vrasjen e Larijanit”: Raketat e Iranit vrasin dy persona në Tel Aviv!
18/03 12:08
Top Channel/ Vjenë, bie skela në një kantier ndërtimi: Vdesin tre shqiptarë të Kosovës!
18/03 11:50
Top Channel/ Trump, presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prodhimin e armëve!
18/03 11:48
Top Channel/ Putin, i “tmerruar” pas vrasjes së Khameneit? Moska bllokon Telegram dhe WhatsApp!
18/03 11:48
Top News – Nga marangoz te shofer kamioni, punët më pak të rrezikuara nga Inteligjenca Artificiale
18/03 11:29
Top News – SHBA nuk ka nevojë për NATO-n! Trump i tërbuar pas refuzimit për Ngushticën e Hormuzit
18/03 11:23
Top News – Godet Izraelin me bomba thërrmuese / Irani hakmerret për vrasjen e shefit të sigurisë
18/03 11:18
Top News-USS Gerald Ford për riparime në Kretë / Zjarr në bord, tualete të bllokuara e moral të ulët
18/03 11:17
Top News – Evropa të përgatitet për sulme me dronë / Paralajmëron Zelenski: Terroristët janë gati
18/03 11:11
Top News – Doktrina bërthamore e Iranit nuk ndryshon / ‘Ngushtica e Hormuzit me protokoll të ri’
18/03 11:07
Top News – Mos më harroni mua! Zelenski në turne, gjithë vëmendja e botës te Irani
18/03 11:06
Top News – Kinezi trafikant…milingonash / Arrestohet me 2 mijë insekte duke u larguar nga Kenia
18/03 10:59
Top News – Nuk ka asnjë vend të sigurt në Rusi / Kremlini në ethe: Dronët ukrainas, të frikshëm
18/03 09:38
Top News- Putini i tmerruar pas vrasjes së Khameneit: Moska bllokon rrjetet sociale
17/03 23:00
Top News- “Jam gjallë”, Netanyahu hedh poshtë sërish aludimet se e kanë vrarë
17/03 22:30
Top News- Greqia i thotë ‘JO’ Trumpit/ Mitsotakis: Nuk marrim pjesë në operacione ushtarake
17/03 22:27
Top News- Gati sulmi tokësor i SHBA kundër Iranit, anija luftarake e marinës në Lindjen e Mesme
17/03 22:06
Top News- Arabia Saudite kishte parashikuar luftën, tubacion për naftën që para 45 viteve
17/03 22:05
Top Channel/ Vendet e BE kundër Trump, presidenti sulmon NATO-n: Ne ju mbrojmë ata
17/03 21:38
Top Channel/ “Të godasim udhëheqjen”, Netanyahu për Iranin: Po u japim mundësi të rrëzojnë regjimin
17/03 21:37
DIGITALB DIGITALB