Top Channel/ Macron mediton dorëheqjen/ Ish-aleatët i kthejnë shpinën
07/10/2025 23:36

Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet në një nga momentet më sfiduese të karrierës së tij politike, ndërsa presioni për të thirrur zgjedhje të parakohshme ose për të dhënë dorëheqjen po rritet ndjeshëm, madje edhe nga ish-aleatët e tij më të afërt. Ish-kryeministri Édouard Philippe (Eduard Filip), dikur figurë kyçe në ekipin e Macron, ka kërkuar hapur që presidenti të ndërmarrë veprime të qarta sapo të miratohet buxheti i vitit të ardhshëm. Ai theksoi se vendi nuk mund të vazhdojë me pasigurinë politike që ka karakterizuar muajt e fundit. “Edhe 18 muaj të tjerë në këtë gjendje do të ishin të papërballueshëm për Francën”, deklaroi Philippe. Ndërkohë, Gabriel Attal, një tjetër figurë e rëndësishme në kampin presidencial dhe ish-kryeministër, ka shprehur hapur zhgënjimin e tij ndaj mënyrës si po e menaxhon Macron krizën. Ai ka kritikuar “vendosmërinë për të mbajtur kontrollin me çdo kusht”, duke e konsideruar të nevojshme një qasje të re. Situata është përkeqësuar më tej pas dorëheqjes së kryeministrit në detyrë, Sébastien Lecornu (Sebastien Lekorny), dhe kabinetit të tij, vetëm 28 ditë pas emërimit. Media franceze, si gazeta “Le Monde”, ka kritikuar ashpër si Macronin ashtu edhe klasën politike në tërësi, duke e cilësuar situatën një “farsë tragjike” që rrezikon stabilitetin e institucioneve të Republikës. Edhe pse presidenti ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqjen para përfundimit të mandatit në vitin 2027, presioni nga të gjitha anët, përfshirë edhe nga e djathta ekstreme dhe e majta opozitare, po e detyron të rishqyrtojë qëndrimin e tij.

Top News- “A është ‘Amerika e Para’ prioritet i Trump?”/ Presidenti iranian letër amerikanëve
01/04 23:14
Top News- Marinsat amerikanë sulme në Irak, pse po sulmohen milicitë?
01/04 23:12
Top News- Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut, Izraeli nuk fal, ekzekuton objektivin e radhës
01/04 23:11
Top Channel/ Gati udhëtimi drejt hënës, nis numërimi mbrapsht pas 54 vitesh
01/04 22:58
Top Channel/ Vance zbulon kushtin e Trump: Hapja e Hormuzit vendos paqen
01/04 22:57
Top News- SHBA sulme ajrore mbi Teheran, Trump: Duan armëpushim! Përgjigjet Irani: Vijojmë luftën
01/04 22:56
Top News- Çfarë po ndodh? Qielli merr ngjyrë portokalli, “zhduken” qytetet në Kretë
01/04 22:54
Top Neës- Koreja e Veriut ‘nis luftë’ me SHBA, sulm kibernetik për të vjedhur kriptomonedhat
01/04 22:53
Top News- ‘Të ndalet lufta në Liban”/ Italia dhe 14 vende europiane thirrje Izraelit e Hezbollah
01/04 22:10
Top News-Erdogan fajëson Izraelin për luftën: Çdo pikë gjaku e derdhur zgjat mbijetesën e Netanyahut
01/04 21:39
Top Channel/ “Lufta me Iranin vazhdon”, Netanyahu sfidon Iranin: Do vazhdojmë ta shtypim regjimin
01/04 21:15
Top Channel/ Izraeli konfirmon eliminimin e një tjetër komandanti të lartë të Hezbollahut
01/04 21:14
Top Channel/ SHBA dhe Izraeli sulmojnë industrinë e çelikut në Iran, raportohen dëme të mëdha
01/04 21:13
Top Channel/ Kina negocion për paqe? Analiza e BBC: Ka hallin e vet ekonomik
01/04 19:57
Top Channel/ Kërcënon Trump: Largohemi nga NATO! Starmer bën lëvizjen urgjente
01/04 19:47
Top Channel/ “Është një ‘tigër letre’, e di dhe…”, Trump: Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
01/04 17:52
Top Channel/ Tragjike në Rusi, avioni ushtarak përplaset me një shkëmb, humbin jetën 29 persona
01/04 17:49
Top News- Libani tërheq ushtrinë nga kufiri me Izraelin/Frika e bllokimit të trupave mes dy zjarreve
01/04 15:24
Top News – ‘NATO, tigër prej letre’. Trump kërcënon: Mund të largohemi nga aleanca
01/04 13:29
Top News – Mesazh i Iranit për SHBA-në / ‘Nuk do të hapet Ngushtica e Hormuzit për ju’
01/04 12:58