Top Channel/ Macron me Ramën: Jemi në krahun e Shqipërisë për integrimi
22/06/2026 19:43

Presidenti francez Emmanuel Macron ka riafirmuar mbështetjen e Francës për integrimin evropian të Shqipërisë, duke e cilësuar momentin aktual të marrëdhënieve mes dy vendeve si “veçanërisht pozitiv”. Në një reagim pas takimit me kryeministrin Edi Rama në Paris, Macron vlerësoi bashkëpunimin në fusha si inovacioni, arsimi, kultura dhe turizmi, duke theksuar se këto dëshmojnë lidhjet e ngushta mes Francës dhe Shqipërisë. “Ne duam t’i japim kësaj marrëdhënieje një shtysë të re, ndërkohë që vazhdojmë të forcojmë bashkëpunimin tonë ekonomik dhe mbrojtës. Franca riafirmon mbështetjen e saj për integrimin evropian të Shqipërisë dhe për ndjekjen e reformave të nevojshme për të përparuar në rrugën e saj evropiane” Deklaratat u bënë në kuadër të vizitës së kryeministrit Edi Rama në Francë, me ftesë të presidentit Macron. Kreu i qeverisë shqiptare u prit në Pallatin Elysee, ku zhvilloi një takim të fokusuar në forcimin e partneritetit strategjik mes dy vendeve. Edhe sipas zyrës së shtypit të Kryeministrisë, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe zgjerimi i investimeve franceze në vend ishin në qendër të bisedimeve mes dy liderëve. Takimi i Parisit vjen në vazhdën e kontakteve të shpeshta mes Ramës dhe Macron. Dy liderët janë takuar zyrtarisht në Paris në prill të vitit 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe maj 2025, ndërsa kanë mbajtur edhe takime të rregullta në formate multilaterale dhe komunikime telefonike. Vizita e kryeministrit Rama në kryeqytetin francez synon të çojë më tej partneritetin strategjik mes dy vendeve, duke konsoliduar mbështetjen franceze për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe duke hapur rrugë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e politik.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06