Top Channel/ Macron: Konflikti në Ukrainë mund të përfshijë dhe Moldavinë
19/05/2022 22:25

Presidenti francez Emmanuel Macron mbrojti të enjten idenë e tij për një "bashkësi politike evropiane" të kombeve që kërkojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, duke thënë se ideja e tij nuk kishte për qëllim të ishte një alternativë ndaj anëtarësimit në bllok. Macron i sqaroi këto deklarata të tij gjatë një konference me presidenten Moldave , Maia Sandu. Macron- "Më 9 maj në Parlamentin Evropian, propozova një projekt për një komunitet politik evropian që synon të krijojë një kornizë të re për strukturimin e bashkëpunimit, duke bashkuar kombet demokratike evropiane që i përmbahen grupit tonë të vlerave dhe që mund të aspirojnë ose jo për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ky komunitet nuk është një alternativë ndaj procesit të anëtarësimit, por një plotësues i cili, pavarësisht nga ai, lejon një strukturim më të fortë të marrëdhënieve politike, energjetike dhe investuese me disa vende që dëshirojnë një gjë të tillë." Macron i tha Sandu, se ka një rrezik që konflikti në Ukrainë të prek edhe Moldovën. Macron-Takimi ynë sot zhvillohet në një kontekst veçanërisht dramatik. Agresioni i papranueshëm i Ukrainës nga Rusia është një kërcënim për stabilitetin e të gjithë rajonit dhe në veçanti për Moldavinë. Incidentet e fundit në rajonin Transnistrian të Republikës së Moldavisë tregojnë se një përhapje e konfliktit për vendet fqinje nuk mund të përjashtohet ". Ndërkohë Sandu vlerësoi idenë e një "komuniteti politik" që ajo e shihte si të mundshme për të përshpejtuar përpjekjen e Moldavisë për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian."Ne e kuptojmë se procesi i anëtarësimit është i gjatë dhe kompleks dhe kërkon shumë përpjekje dhe shumë punë. Ne nuk po kërkojmë rrugë të shkurtra," shtoi ajo.

Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48