Top Channel/ Macron-it i “plas skandali”, the Guardian: “Marrëveshje e fshehtë në kurriz të francezëve”!
11/07/2022 19:42

Presidenti francez Emmanuel Macron mbështeti zhvillimin ekonomik të kompanisë amerikane Uber në Francë dhe nënshkroi një "marrëveshje" të fshehtë me të në kohën kur ishte ministër i ekonomisë në vitet 2014-2016. Këtë fakt e ka nxjerrë në dritë një investigim ndërkombëtar mediatik, i pagëzuar si "Dosjet Uber" . Hetimi bazohet në 124,000 dokumente të brendshme konfidenciale të kompanisë, mbi të cilat ka hedhur dritë gazeta prestigjoze britanike The Guardian. Dyzet gazeta të tjera ndërkombëtare, duke përfshirë francezen Le Monde dhe Konsorciumin Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues (ICIJ), gjithashtu morën pjesë në analizën e dokumenteve. Hulumtimet treguan se Macron arriti një ujdi sekrete me Uberin për ta "bërë Francën të punojë për të, në mënyra që Uberi të punojë brenda Francës dhe për Francën”, një shkëmbim i thjeshtë, thotë Le Monde, që thekson se Macron e bëri këtë lëvizje në kohën kur tensionet mes taksistëve dhe kompanive të ndarjes së udhëtimit ishin në nivelin më të lartë të shënuar ndonjëherë. Macron premtoi "një thjeshtim drastik të kërkesave ligjore" për të marrë një licencë për ndarjen e udhëtimit pas vendimit të gjykatave franceze për të cilësuar UberPop, një nga markat europiane të kompanisë së transportit, si të paligjshme në 2015 pasi ligjvënësit miratuan të ashtëquajturin Ligji për Taksitë. Macron pretendohet se shkoi aq larg sa pas miratimit te këtij ligji pothuajse i kërkoi falje Uber-it, , e cila pritej të “turbullonte” tregun tradicional të taksive. Verifkimet tregojnë se Macron zhvilloi disa takime me drejtuesit e Uber-it, të cilat nuk i ka bërë publike. Deputetë të opozitës, nga e majta dhe e djathta ekstreme, e sulmuan presidentin, duke e cilësuar si një “lobist në shërbim të interesave të huaja ekonomike private" e sugjeruan zhvillimin e një hetimi parlamentar, që mund ta vendosë në pozita aspak të rehatshme liderin 44-vjeçar, i cili humbi shumicën në Asamblenë Kombëtare gjatë zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52
Top News – Rrëzon dronët e Iranit në Gjirin Persik / Çfarë merr Ukraina në këmbim të ndihmës…?
11/04 09:35
Top News – ‘Shtet kancerogjen dhe mallkim i njerëzimit’. Ministri pakistanez sulmon Izraelin
11/04 09:32
Top News – Bllokohet porti i Antverpit / Nafta derdhet në det, ndotje dhe dëm ekonomik
11/04 09:32
Top Channel/ Trump presion Iranit para negociatave: Firmosni ose godasim
10/04 23:25
Top News – ‘Jeni gjallë për të biseduar’. Trump kërcënon iranianët: Uluni në tryezë të flasim
10/04 22:00
Top News – SHBA, të ardhura rekord nga lufta. Europa paguan faturën e konfliktit të Donald Trump
10/04 21:00
SHBA pezullon negociatat me Iranin?/ Eksperti jep detaje, ja e vërteta
10/04 20:18
Top Channel/ Ethet e negociatave SHBA-Iran! Blindohet kryeqyteti i Pakistanit për bisedimet
10/04 19:58
Top News – Macron kërkon të joshë Trumpin / Ftesë për në Versajë pas samitit të G7-ës
10/04 15:22
Top News – Opsionet ushtarake për Hormuzin / Starmer diskuton me Trump, koalicion vendesh
10/04 15:21
Top Channel/ Xi Jinping takohet me lideren e opozitës së Tajvanit: “Sinjal për Trumpin”!
10/04 14:57
Top News – Trump urdhëron Netanyahun-Frenohu! ‘Mbaje veten nën kontroll’, marrëveshja në rrezik
10/04 13:37
Top News – Ujku në arrati, mbyllet shkolla / Panik në qytet, nis një operacion masiv kërkimi
10/04 13:37
Top News- Debate mes VV e opozitës/ Rendi i ditës nxit debate në Kuvend, PDK akuza Kurtit
10/04 13:36