Top Channel/Macron hedh poshtë kërkesën e Putin: “Nuk e paguajmë gazin rus me rubla”!
26/03/2022 12:40

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron e refuzoi kërkesën e homologut të tij rus, Vladimir Putin, që Europa të paguajë me rubla për gazin rus. Per shefin e Elizesë, Moska thjesht po tenton në këtë mënyrë të anashkalojë sanksionet e vendosura për shkak të nisjes së luftës kundër Ukrainës. Ky vendim i Rusisë, tha Macron për gazetarët, “nuk është në linjë me atë që është nënshkruar, dhe nuk e shoh se si ne do ta pranojmë” këtë kërkesë. Putin doli më herët gjatë javës me pretendimin që gazi rus të paguhet me monedhën kombëtare ruse, rubla, teksa Moska po përpiqet që ta mbështesë ekonominë e saj që është goditur nga sanksionet e Perëndimit për shkak të pushtimit të Ukrainës. Macron insistoi se “të gjitha dokumentet e nënshkruara janë të qarta: kjo është e ndaluar. Prandaj, europianët që blejnë gaz, e që janë në tokën europiane, duhet të paguajnë me euro”. Për këtë arsye, argumentoi ai, nuk është e mundur që sot të bëhet kjo kërkesë, që nuk është në kontratë”. Edhe Gjermania, që është një blerëse e madhe e gazit rus, e refuzoi një kërkesë të tillë. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se kontratat e nënshkruara tregojnë saktësisht se si duhet të paguhet për gazin e blerë. Europa po tenton që të ulë varësinë nga gazi rus. Por, vazhdon që të dërgojë qindra-miliona euro çdo ditë në Moskë për pagesa të energjisë, sektor që ende nuk është prekur nga sanksionet.

Top Channel/ Lajm i madh! Trump tërhiqet nga tarifa ndaj BE, e “zbuti” Rutte!
21/01 23:08
Top Channel/ Mot i tmerrshëm në Greqi, stuhi dhe reshje masive shiu, dy viktima
21/01 23:07
Top News- Plan për pushtimin e Groenlandës? Senatori republikan zbardh prapaskenat e Trump
21/01 23:00
Top News- Danimarka e prerë me Trump për Groenlandën: Mos kalo “vijat e kuqe”
21/01 22:45
Top News- Vendet myslimane i bashkohen Trump pas Shqipërisë, refuzon Sllovenia/ Mendohet Vatikani
21/01 22:45
Top News- “E turpshme” dhe “historike”, reagojnë ligjvënësit amerikanë pas fjalimit të Trump
21/01 22:30
Top News- Groenlanda e frikësuar, përgatitet për luftë, ndan udhëzimet për banorët
21/01 22:16
Top News- Farage godet sërish: Bota do të ishte ‘më e mirë’ nëse SHBA-të merrnin Groenlandën
21/01 22:14
Top News- “Mbaje mend këtë, Mark”, si Trump kërcënoi në Davos kryeministrin kanadez
21/01 22:10
Top News- Trump do me çdo kusht Groenlandën, godet Evropën: Nuk po shkon në drejtimin e duhur
21/01 20:30
Top Channel/ Rutte: Po punoj për Groenlandën! E vetmja rrugë e zgjidhjes është…
21/01 19:36
Top Channel/ Trump trondit Europën në Davos: S’jeni në rrugën e duhur!
21/01 19:32
Top Channel/ Tensionet me SHBA-në për Groenlandën, Norvegjia paralajmëron qytetarët
21/01 17:07
Top Channel/ Ekzekutimi i snajperistit, kush është 26-vjeçari që u dorëzua, shok me ‘Babalen’
21/01 17:00
Top Channel/ Donald Trump kritikon Europën në Davos: Nuk po ecën në drejtimin e duhur
21/01 15:30
Top Channel/ “Godisni Trumpin”, Guvernatori i Kalifornisë thirrje europianëve: Keni shtyllë apo jo!
21/01 15:11
Top Channel/ Trump në Davos, propozim për Groenlandën: Besoj NATO do të jetë “e lumtur”!
21/01 15:08
Top Channel/ Zgjerimi në detin Jon, Dendias: Ky është vetëm hapi i parë!
21/01 15:04
Top News- Përgatituni për pushtim amerikan! Kryeministri i Greenlandës paralajmëron: Kohë e vështirë
21/01 14:46
Top News – Gara e madhe për Arktikun / Pse Rusia, Kina dhe SHBA e kanë në shënjestër?
21/01 14:43
DIGITALB DIGITALB