Siç rrallë herë shihet ne publik, presidenti i Francës Emmanuel Macron u shfaq i emocionuar në një takim elektoral , teksa falenderonte bashkëshorten e tij Brigitt për mbështetjen që ajo i ka dhënë vazhdimisht. Me zërin që i dridhej , duke e cilësuar si njeriu më të rëndësishëm për të Macron tha: ju e dini të gjithë, nuk ka nevojë të them më shumë, prania e asaj që ka më shumë rëndësi për mua, që më sjell më shumë në këtë aventurë të veçantë të jetës është ... Brigitte.