Komiteti i Nobelit dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë duke theksuar se çmimet e tij “nuk mund të revokohen, të ndahen apo t’u transferohen të tjerëve”. Reagimi erdhi pas lajmit se liderja e opozitës venezueljane Maria Corina Machado ia dhuroi Donald Trumpit Nobelin e Paqes me të cilin u nderua në 2025-sën. Vetë Trumpi u shfaq mjaft i kënaqur me këtë fakt.