Po mbahet sot në kryeqytet dita e 27-të e protestës qytetare. Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa disa protestues të tjerë janë stacionuar para Kryeministrisë, aty ku do të mbahen fjalimet. Disa prej tyre e kanë shtrirë tubimi e tyre deri në orët e para të mëngjesit duke mos u larguar nga Kryeministria. Gjatë fjalës së tij në shesh, nismëtari Kola ka kujtuar edhe çështjen Çame, duke brohoritur ‘Rama n’burg, Berisha n’burg’.