Kryeministri Edi Rama dekoroi me Kordonin e Madh me Yll të Mirënjohjes Publike Fatos Nanon, që prej disa ditësh ndodhet në spital. Nëpërmjet një statusi të postuar në rrjetin social “Facebook”, Rama vlerëson kontributin e ish-kryeministrit Fatos Nano për vendin dhe shoqërinë “gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”.