Çmimi i ujit të pijshëm në Lushnje është rritur me 10 lekë për çdo bidon që mbushet nëpër autobote. Rritja ka ndodhur prej një jave dhe justifikimi i firmave që shesin ujin lidhet me naftën. Sipas tyre meqënëse është rritur çmimi i naftës ata kanë rritur edhe çmimin e ujit. Të detyruar të blejnë ujin për konsum nëpër autobotet që lëvizin në çdo lagje fshati dhe qyteti, konsumatorët kanë panuar çmimin. Sipas tyre, rritja është abuzive dhe po rëndon xhepat e çdo familje. Për buxhetin e një pensionisti që përballet edhe me çmimet e larta të ushqimeve apo ilaçeve, ky është një rëndim i drejtpërdrejtë.