Tre punonjës janë proceduar penalisht në Dibër në lidhje me zjarrin që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës. Bëhet fjalë për shefin e monitorimit të parkut dhe dy roje mjedisi, të cilët dyshohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masat e nevojshme për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e territorit nga zjarri. Si pasojë, sipas Policisë, janë djegur disa hektarë sipërfaqe pyjore.