Kjo është Lura nën pushtetin e flakëve. Zjarri ka marrë përmasa dhe po zhvillohet në 3 drejtime të ndryshme nga kahu Gurë Lurës, Fushë-Lurës dhe Borie Lurës, vatër e cila është ofruar shumë pranë banesave të këtij fshati. Në kahun që rrezikohen banesat, janë përqendruar të gjithë forcat operacionale të angazhuara duke e vënë disi nën kontroll ndërsa në dy drejtimet e tjera flakët po shkrumbojnë pyje dhe kullota.