Shtatë turistë mbetën të bllokuar në kanionet e Langaricës në llixhat e Bënjës në Përmet. Pesë turistë nga Polonia janë shpëtuar nga policia, ndërkohë që dy turistë gjermanë janë ende në shpellë. Çifti gjerman kishin edhe një fëmijë, i cili është nxjerrë menjëherë nga zjarrfikësit e Përmetit, ndërsa prindërit mbeten të bllokuar, por jashtë rrezikut për jetën.