Protesta e 21 mbushi me flamuj kuqezi bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë. Në tubimin disa-javor, që nisi kundër investimit në Zvërnec, qytetarëve iu bashkuan në shesh edhe shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit. Në orën 19.00, të bashkuar qytetarët nisën marshimin nga Sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Edhe në këtë protestë mbarëkombëtare, mesazhi ishte i njëjtë: largim i gjithë klasës politike. Qytetarët i vunë kusht Ramës.