Kjo e diel e gjeti të ngarkuar autostradën Tiranë-Durrës me radhë kilometrike makinash. Për të përballuar ditët e nxehta të korrikut, me temperatura akoma edhe më të larta në javën në vijim, qytetarët kanë zgjedhur që të largohen nga kryeqyteti drejt bregdetit. Kjo ishte situata mëngjesin e sotëm, ku duket vargu i makinave që vijon nga nisja e autostradës e deri në fund të saj. Gjatë mesditës qarkullimi i makinave u lirua dhe situata u bë më e qetë. E në fakt kjo është një situatë e përsëritur gjatë sezonit veror.