Në Shkodër ka përfunduar edicioni i 10-të i Festivalit të Këngës Qytetare “Luleborë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit, i organizuar nga Bashkia e Shkodrës. Fitues i këtij edicioni u shpall Glerdit Turmetaj me këngën “Ta dish”, ndersa ne vendin e dyte dhe te trete Laorjan Ejlli dhe Martina Serreqi. Nën drejtimin artistik të soprano-s me famë botërore Inva Mula dhe mjeshtrit Zef Çoba, festivali ofroi 16 këngë që ndërthurën traditën e muzikës qytetare me krijimtarinë bashkëkohore. Një tjetër risi e këtij edicioni ishte rikthimi i Orkestrës Simfonike në skenën e Teatrit “Migjeni”.