Top Channel/ Lukashenko zbardh detajet e negociatave me shefin e Wagner: vetëm bërtiste dhe shante
27/06/2023 22:45

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka zbardhur detaje nga bisedimet e zhvilluara me presidentin rus Vladimir Putin dhe liderin e Wagner, Yevgeny Prigozhin, pas pretendimeve se pati një rol të rëndësishëm në ndalimin e rebelimit të së shtunës. Sipas deklaratës së Lukashenkos, të raportuar nga media shtetërore bjelloruse, udhëheqësi foli me Putinin në telefon në orët e para të mëngjesit për të diskutuar rreth situatës së krijuar. “Gjëja më e rrezikshme, siç e kuptoj unë, nuk është se si ishte situata, por si mund të rridhnin ngjarjet dhe pasojat e saj. Kuptova gjithashtu se Kremlini kishte marrë një vendim të ashpër, të shkatërronte Wagner. I sugjerova Putinit të mos nxitonte. Le të flasim me Prigozhin, me komandantët e tij”, theksohet të ketë thënë ai. Ndër të tjera Lukashenko shtooi se është përpjekur për të gjetur mënyrat e kontaktit të Prigozhin, e më pas gjatë mesditës e ka telefonuar. Që në momentin që kanë nisur të diskutojnë presidenti I Bjellorusisë deklaroi se themeluesin e Ëagner dukej i revoltuar. “Ne folëm për raundin e parë prej 30 minutash në një gjuhë të ashpër që përfshinte edhe të shara. Fjalë për fjalë. Kishte më shumë fjalë sharje sesa fjalor normal. Sigurisht, ai kërkoi falje paraprakisht dhe filloi të më tregonte gjithçka duke përdorur këto fjalë të turpshme”, tha Lukashenko. Udhëheqësi i Ëagner, Yevgeny Prigozhin mbërriti në Bjellorusi këtë të martë, pasi u tërhoqën nga kryengritja që bënë në Rusi.

Top Channel/ Shpërthen dhuna në Francë, zjarr e përleshje të forta. Mbi 300 mijë njerëz në rrugë
31/10 22:43
Top Channel/ Gen Z i thotë “JO” dhunës në Gjermani, protestë paqësore: “Jo” sulmit e maskave
31/10 22:33
Top News – Alarm për sulm në Moskë. SHBA thirrje qytetarëve – Shmangni Muzeun Tsaritsyno
31/10 19:45
Top Channel / Halloween i frikshëm në Evropë. Protesta në Francë, Gjermani, Itali e vende të tjera
31/10 19:43
Top News – Darka e Lavrov me Marko Rubion. Ftesa e Rubios thellon ndasitë mes SHBA dhe BE
31/10 18:00
Top Channel/ Serbi, mbyllet banka Alta! I hiqet licenca, dyshime për transferta drejt Rusisë
31/10 14:55
Top Channel/ Vuçiç drejt arrestimit? Avokati: Shkelje ligjore, në pritje të ndjekjes penale!
31/10 14:51
Top News – ‘Spiunët’ marokenë orkestruan fluksin, hetimi spanjoll për dyndjen e emigrantëve në Ceuta
31/10 14:30
Top News – Trump e ka ndarë mendjen. Sulmon Iranin pak orë pas zgjedhjeve të mesmandatit
31/10 14:00
Top News – Mashtroi vdekjen. Christa Pike rrëfen ‘përvojën’ dhe pasojat e injeksionit
31/10 13:30
Top News – Shqetësime për Trump. Presidenti ndërpret fjalimin, ‘përlotet’ gjatë fushatës
31/10 13:00
Top Channel/ Nga Roma në Milano e Torino, Italia “pushtohet” nga protestat- Rikthehen tensionet!
31/10 12:08
Top Channel/ Franca në frikë nga Halloween! Fundjava e tretë e protestave të dhunshme
31/10 12:08
Top Channel/ Poloni, përleshje për kreun e Gjykatës Kushtetuese: Ndërhyn presidenti!
31/10 11:58
Top Channel/ Kanadaja afrohet me BE-në: Krijohet në Montreal “Aleanca për të Ardhmen”!
31/10 11:56
Top Channel/ SHBA i shet Ukrainës 500 raketa Patriot, Zelensky skeptik: Nuk i dihet kur dorëzohen!
31/10 11:24
Top Channel/ Mediat në SHBA: Ditën e parë pas zgjedhjeve, Trump do të rinisë sulmet ndaj Iranit!
31/10 11:19
Top Channel/ Gjermania përgatitet për protesta: Gjenerata Z, në rrugë për Halloween!
31/10 11:18
Top Channel/ SHBA i jep Ukrainës “patriotët”, miratohet shitja e 500 raketave për 2.1 miliardë USD
30/10 23:13
Top Channel/ Truri i Bruce Willis do të dhurohet! Familja do ua japë shkencëtarëve pas vdekjes
30/10 23:10