Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko tha se vendi i tij do të shkojë në luftë nëse është nevoja duke u zotuar se do të mirëpresë "qindra mijëra" ushtarë rusë. Në fjalimin e tij në parlament ai nxiste retorikën e konfliktit që po dominon rajonin prej javësh "A do të ketë luftë apo jo?”, pyeste lideri bjellorus. “Po, do të ketë luftë vetëm në dy raste; nëse ka agresion direkt ndaj Bjellorusisë, nëse ata nisin luftë ndaj Bjellorusisë sonë”. Retorika agresive vjen pas nje uljeje të toneve nga presidenti ukrainas Zielinski, i cili i kërkoi mediave perëndimore “të mos përhapin panik” në raportimet e tyre. "Kemi sinjale se do të ketë luftë, madje edhe nga lider të respektuar. Përse ky panik? A e kuptoni sa i kushton kjo vendit tonë?”, tha Zelinski. Tentativa e liderit ukrainas për të ulur tensionet vjen pas një komenti nga presidenti amerikan i cili tha se “pushtimi i Ukrainës nga Moska do të ndodhë këto ditë”.