Edhe pse Banka Qendrore Evropiane ka rritur dy herë normat bazë të interesit në tremujorët e fundit duke i dërguar në nivelin 3.75%, forcimi i lekut në kursin valutor dhe rritja rekord e turizmit po bëjnë që vendi ynë t’i rezistojë presionit. Banka e Shqipërisë edhe për këtë tremujor do të mbajë të pandryshuar normat e interesit për lekun në nivelin 3%. Guvernatori u shpreh se inflacioni do ulet në mesin e 2024-ës, por rreziqet sipas tij mbeten.