Punonjesit e Lufthansas kane nisur këtë të premte në grevë, që rrezikon të shkaktojë anulimin e qindra fluturimeve. Greva e thirrur nga sindikata UFO pritet të zgjasë nga ora 00:01 deri në 22:00 dhe do të prekë të gjitha nisjet e Deutsche Lufthansa AG nga aeroportet kryesore të Frankfurtit dhe Mynihut, si dhe nisjet e degës rajonale Lufthansa Cityline nga nëntë aeroporte të tjera, përfshirë Hamburgun, Bremenin, Shtutgartin, Këlnin, Dyseldorfin, Berlinin dhe Hanoverin.