Edhe Ballkani rrezikon të përfshihet nga trazirat. Ky është paralajmërimi I bërë të premten nga Presidenti amerikanë Joe Biden. Gjatë një takimi që pati me kryetarët e shteteve amerikane ai tha se nëse Kongresi dështon të miratojë ndihmën shtesë për Ukrainën, atëherë lufta rrezikon dhe Europën. "Nëse ne largohemi dhe Rusia është në gjendje të mbajë sulmin e saj dhe të rrëzojë Ukrainën, çfarë mendoni se do të ndodhë në vendet e Ballkanit? Kjo ndryshon dinamikën."