Kjo e enjte shënoi përshkallëzimin e një tjetër konflikti në botë. Tajlanda nisi sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake kamboxhiane, ndërsa Kamboxhia qëlloi me raketa dhe artileri. Shkak për konfliktin është bërë një zonë kufitare e diskutueshme mes dy fqinjëve të Azisë Juglindore.