Top Channel/ “Luftë, kontakt me alienët”, ja parashikimet e frikshme të Baba Vangës për 2025-ën
25/12/2024 23:21

Ndërsa vitit 2024 po i vjen fundi, publiku kërkon të dijë se çfarë ka rezervuar viti 2025 për njerëzimin sipas parashikueses së famshme bullgare Baba Vanga. E njohur ndryshe si “Nostrodamusi i Ballkanit”, Baba Vanga shquhet për parashikimin e eventeve historike si: Sulmi mbi kullat binjake në SHBA, vdekjen e Princeshës Diana si dhe pandeminë që pushtoi botën në vitin 2020. Sa i përket parashikimeve të saj për vitin që po kalon, Baba Vanga parashikoi me sukses rënien e Sirisë që sipas saj do e pasojë një luftë e madhe mes Lindjes dhe Perëndimit. Ajo parashikoi edhe sulme terroriste në Evropë, parashikim që u realizua javën e kaluar pas ngjarjes tragjike në Gjermani. Ja disa nga parashikimet më të frikshme të mistikes bullgare për vitin 2025: Lufta e Tretë Botërore: Baba Vanga parashikoi se rritja e tensioneve midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund të ndezë një luftë të tretë botërore. Ajo parashikoi gjithashtu një konflikt të madh në Evropë, i cili do të shkaktonte shkatërrim të gjerë dhe një rënie të konsiderueshme të popullsisë në nivel global. Kontakti i parë me jashtëtokësorët: Një nga parashikimet e saj më të jashtëzakonshme është se njerëzimi mund të ndeshet me qenie jashtëtokësore në vitin 2025. Sipas saj kjo mund të ndodhë gjatë ngjarjeve të rëndësishme sportive globale. Përparimet revolucionare mjekësore: Baba Vanga parashikoi se shkencëtarët do mund të arrijnë të rrisin organet njerëzore në laboratorë, duke sjellë një epokë të re për transplantet e organeve. Ajo parashikoi gjithashtu përparime të rëndësishme në kurën e kancerit, me metoda të reja që mund të ndryshojnë shumë luftën kundër sëmundjes. Parashikimet e parealizuara: Ndër parashikimet e pa realizuara të Baba Vangës për vitin 2024 është atentati ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Mos realizimi i tij ka sjellë spekulime se Kremlini mund ta ketë fshehur diçka të tillë edhe nëse ka ndodhur. Një tjetër parashikim i saj i parealizuar është se një shtet i fuqishëm do të testonte armë biologjike. Parashikimet për 2024: Sulmet kibernetike: Ajo parashikoi një rritje të sulmeve kibernetike dhe 2024 pa një rritje sulmesh kibernetike në të gjithë botën, duke vërtetuar vizionin e saj. Kuantikë: Vanga foli gjithashtu për përparime të mëdha në kuantikë, të cilat përputhen me risinë e fundit të Google të çipit kuantik “Ëollo”, i projektuar për të reduktuar gabimet dhe për të përmirësuar llogaritjet kuantike.

Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20
Top Channel/Nvidia, takim i jashtëzakonshëm për shkarkimin e CEO-s:Del një dritë një skandal tjetër!
12/11 11:20
Top Channel/ Itali, alarmi për bomba në shkolla ishte sulm i Rusisë? Salvini: “Jo akuza pa prova”!
12/11 11:20
Top News – NASA hap vende pune. Kërkon astronautë për bazën e saj në Hënë
12/11 10:25
Top News – Xi mesazh për Trump: Nuk e ndal dot bashkimin e Kinës me Tajvanin
12/11 10:10
Top News – Trump vs Netanyahu, tjetër telefonatë e nxehtë për vazhdimin e luftës në Iran
12/11 10:01
Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00