Kryeministri Edi Rama ka folur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ka komentuar zhvillimet politike dhe protesta e fundit në vend. Rama deklaroi se ajo që po ndodh është një “luftë ideologjike që s’ka lindur në Shqipëri”, duke nënvizuar se shumë nga diskutimet politike janë të importuara nga jashtë dhe nuk reflektojnë realitetin shqiptar.